Ngjarja tragjike në Istog: Gjyshi me mbesën humbën jetën në aksident

by Nexhat

Në Shushicë të Komunës së Istogut gjatë ditës së sotme, më saktësisht pas orës 15:00, nga Policia është raportuar se ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Nga ky aksident, fatkeqësisht kanë humbur jetën dy persona, gjyshi Ramiz Qorraj, dhe mbesa e tij 12-vjeçare.

banner

Gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani, në emisionin “Edicioni Special” bëri të ditur se vdekja e të miturës u konstatua në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, 69-vjeçari u konstatua pa shenja jete pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Katër anëtarë të tjerë të familjes po ashtu kanë përfunduar të lënduar, ndërsa Klani merr vesh, i cili është edhe fëmijë, është nipi i viktimës, dhe është në gjendje më të rëndë. Dy nga të lënduarit janë liruar në shtëpi”, u shpreh Hasani.

Nga policia është bërë e ditur se i dyshuari është ndaluar për 48-orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy