Anthony Joshua rikthehet në ring këtë fundjavë, ku do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga në një duel përgatitor për supermeçin e shumëpritur ndaj Tyson Fury.
Për Joshuan, kjo do të jetë ndeshja e parë që nga aksidenti tragjik me makinë në dhjetor, në të cilin humbën jetën dy prej anëtarëve të ekipit të tij.
Aksidenti në Nigeri ndodhi vetëm 10 ditë pasi britaniku kishte mposhtur me nokaut ish-yllin e “YouTube”, Jake Paul, në Miami.
Megjithatë, vetë Joshua ka pranuar se ajo ndeshje nuk ishte një provë e mjaftueshme për përballjen e madhe me Tyson Fury.
Për këtë arsye, 36-vjeçari Joshua (29 fitore, 4 humbje, 26 me nokaut) do të duelojë fillimisht me Kristian Prengën (20 fitore, 1 humbje, 20 me nokaut).
Një natë më parë, edhe Tyson Fury do të zhvillojë një ndeshje përgatitore kundër polakut Mariusz Wach.
Superdueli britanik mes Joshuas dhe Furyt pritet të zhvillohet në fund të vitit 2026, me raportimet që përmendin muajin nëntor dhe stadiumin “Wembley” si vendin e mundshëm të organizimit, me kusht që meçi të zhvillohet në orët e para të mëngjesit.
Përballja mes Anthony Joshua dhe Kristian Prengës do të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah Superdome në Xhedah të Arabisë Saudite.
Dyshja në fjalë janë takuar sot në Xhedah, derisa është publikuar një video e tyre së bashku në “TikTok”
Programi kryesor i mbrëmjes nis në orën 19:00 sipas kohës së Kosovës, ndërsa hyrja e dy boksierëve në ring për meçin kryesor pritet rreth orës 23:45 sipas kohës së Kosovës
@turki Face Off 🥊🔥 #AnthonyJoshua #KristianPrenga #TheComeback #Jeddah #RiyadhSeason
♬ VINGANÇA DEMONÍACA PHONK (Slowed) – MXCABRAZIL

