Gjini për gjashtë pikat e Aleancës: Nuk heqim dorë nga ky vizion për Kosovën

by Nexhat

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se gjashtë pikat e paraqitura nga kjo parti për formimin e institucioneve nuk janë kushte, por një ofertë për të ndihmuar në krijimin e institucioneve të reja dhe për të shmangur shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Gjini, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se Aleanca nuk do të mbështesë krijimin e institucioneve pa pasur një qëllim të qartë, por ka theksuar se kërkesat e tyre, sipas tij, janë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

banner

Ai ka thënë se Aleanca nuk ka vendosur kushte subjektive apo individuale, por kërkon që të adresohen çështje që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Mes tjerash, Gjini përsëriti se gjashtë pikat e Aleancës janë paraqitur si një vizion për krijimin e institucioneve dhe jo si kushte të vendosura ndaj subjekteve të tjera politike.

“Ne nuk i quajmë as kërkesa as kushte, ne e quajmë ofertë të Aleancës për me i ndihmu vendit me i kriju institucionet dhe mos me shku në zgjedhje edhe një herë. Normal që nuk shkojmë pa kurrfarë qëllimi, pa kurrfarë synimi tonin aty, 6-7% s’ka rëndësi aty pasi duhet me u marrë parasysh ato që janë paraqit aty nga ne. Ne nuk kemi vu kushte për asgjë që është subjektive ose individuale – nuk ka kushte, ne vetëm po kërkojmë diçka që është e mirë për Kosovën dhe qytetarët. Jemi thellësisht të bindur që ajo që ne e kemi nxjerrë si qëndrim i yni në cilëndo prej pikave do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, në rritjen ekonomike të vendit, në rritjen e likuiditetit të bankave, në rregullimin e infrastrukturës dhe në pozicionit afatgjatë strategjik me vendet fqinje sidomos me Serbinë por edhe me vendet tjera të regjionit. Këto janë pikat e ofertës tonë që me i ndihmu vendit me i kriju institucionet, mundet me ndodh që nuk iu duhen por ne nuk heqim dorë nga ky vizion. Në momentin që Aleanca ka me qenë në pushtet ne duhet me i marrë këto vendime shpejt pasi ekonomia e vendit tonë është duke u shkatërruar, jemi duke e parë që korrupsioni është duke u rritë këtë e thonë edhe të gjitha raportet ndërkombëtare”, u shpreh Gjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy