Konstituimi në gusht, Çollaku: Strategji e Kurtit, do ketë kosto të jashtëzakonshme për qytetarët

by Nexhat

Opinionisti Bekim Çollaku, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka diskutuar rreth “zvarritjes” së konstituimit të Kuvendit deri në fund të afatit kushtetues.

Sipas Çollakut, kjo është një strategji e mundshme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ndërsa shtoi se e njëjta mund të ketë kosto të rëndë për qytetarët e Republikës, “Nga këto mosveprime që kemi dëshmuar apo parë deri më tani, duket se kjo mund të jetë një strategji e tij [Albin Kurtit], mirëpo sigurisht që kjo ka një kosto të jashtëzakonshme për qytetarët e Republikës së Kosovës mbi të gjitha, e sidomos për institucionet edhe ashtu të brishta të shtetit të Kosovës, sepse pak a shumë, Kosovën jo vetëm që ka arritur ta stagnojë, ose ta paralizojë në një masë të theksuar në këto dy vitet e fundit, mirëpo edhe në shumë sfera e kemi parë një regres që askush nuk do ta kishte menduar më herët”, theksoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy