Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar në hyrje të Shtërpcës, në rrugën R115, pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë Kosovën.
Sipas ministrisë, nga erërat e forta janë rrëzuar drunj që kanë shkaktuar dëme edhe në disa automjete.
Ministria bëri të ditur se pas ndërhyrjes së ekipeve në terren rruga është pastruar dhe aktualisht është e qarkullueshme.
Tutje u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike, duke shmangur lëvizjet e panevojshme dhe duke përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugëve

