Lamine Yamal ka zbuluar bisedën emocionale që pati me Lionel Messin pas finales së Kupës së Botës, ku Spanja triumfoi 1:0 ndaj Argjentinës pas vazhdimeve.
Pas përfundimit të ndeshjes, teksa në fushë pati tensione mes futbollistëve të të dyja skuadrave, Messi qëndroi larg incidenteve dhe u drejtua te talenti spanjoll për ta përqafuar, shkruan Mirror,
Yamal, i cili në moshën 19-vjeçare është shpallur kampion i Evropës dhe i botës, tha se kishte dashur t’i shprehte respektin e tij futbollistit që e konsideron si më të mirin në histori.
“Ai është lojtari më i madh në histori dhe dikush që gjithmonë e kam admiruar. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim”, u shpreh Yamal.
Sipas tij, Messi i dha një mesazh që nuk do ta harrojë kurrë.
“Më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë,” zbuloi ylli i Spanjës.
Yamal shtoi se ende e ka të vështirë ta besojë atë që ka arritur në një moshë kaq të re.
“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do ta fitoja Kupën e Botës duke luajtur kundër Lionel Messit, do të mendoja se ishte i çmendur”, tha ai.
Spanja siguroi trofeun falë golit të Ferran Torres në minutën e 106-të, duke mposhtur Argjentinën në një finale ku kampionët në fuqi nuk arritën të regjistronin asnjë goditje në portë gjatë 120 minutave të lojës,

