Analisti Baton Haxhiu, tha në Pressing në T7, se nëse “këtë herë nëse nuk i formon institucionet në korrik mund t’i humb zgjedhjet Albin Kurti”.
Tutje, Haxhiu u shpreh;
“Albin Kurti e do modelin e qeverisjes pa presion të opozitës, por problemi kryesor që Albin Kurti nuk e sheh mundet që në një moment të ndodhë një frustrim në rrugë që është pastaj problematik për të. Nëse ti vazhdon me qeverisë në vitin e tretë pa parlament, pa opozitë, atëherë te populli që po varfërohet ki me pas një reflektim serioz”.

