Laporte dhe Cubarsí, dyshja e artë e Spanjës po ribashkohen te Barcelona?

by Nexhat

Aymeric Laporte dhe Pau Cubarsí janë shndërruar në një nga dyshet më të vlerësuara të mbrojtjes në Botërorin 2026.

Dy qendërmbrojtësit kanë krijuar një kombinim perfekt mes eksperiencës dhe talentit, duke qenë një nga arsyet kryesore të suksesit të Spanjës. 

banner

Laporte, me përvojën e tij të madhe, ka sjellë siguri dhe lidership në repartin defensiv, ndërsa Cubarsí ka impresionuar me qetësinë, daljen me top dhe pjekurinë e tij edhe pse është vetëm 19 vjeç. 

Paraqitjet e tyre e kanë hapur edhe skenarin e një ribashkimi në nivel klubesh, shkruan “GOAL”,

Barcelona e sheh Laporten si një partner ideal për Cubarsín në qendër të mbrojtjes, sidomos për shkak të profilit të tij si mbrojtës me këmbën e majtë dhe eksperiencës në nivelet më të larta. 

Laporte, i cili është rikthyer në futbollin spanjoll pas aventurës te Al-Nassr, është konsideruar një mundësi interesante për katalanasit.

Ai do të sillte jo vetëm cilësi sportive, por edhe një rol mentorues për Cubarsín, i cili shihet si një nga mbrojtësit e së ardhmes.

Sipas “Esport3”, 32-vjeçari do të ishte “pro” një transferimi në “Camp Nou”, ndërsa Barça do t’i siguronte shërbimet e tij nga Athletic Bilbao për një shumë prej më pak se 15 milionë eurosh.

Nëse Barcelona arrin ta realizojë këtë lëvizje, “Camp Nou” mund ta shohë të ribashkohet një dyshe që funksionoi në mënyrë perfekte me fanellën e Spanjës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy