PSG pranë supergoditjes, Diomande zgjedh Parisin pavarësisht interesimit nga Anglia

by Nexhat

Yan Diomande mbetet i vendosur që karrierën ta vazhdojë te Paris Saint-Germain, pavarësisht interesimit të madh nga klubet e Premier League.

Sipas raportimit të TEAMtalk, Arsenal, Liverpool dhe Manchester City kanë kontaktuar përfaqësuesit e anësorit, duke tentuar ta bindin për një transferim në Angli.

banner

Megjithatë, prioriteti i futbollistit vazhdon të jetë PSG-ja. Kampionët e Francës janë të gatshëm të paguajnë rreth 110 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa bisedimet me RB Leipzig po avancojnë në drejtim pozitiv.

Nëse palët arrijnë marrëveshje, Diomande do të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy