Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka diskutuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për rikthimin e tyre eventual në politikë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Në Debat Plus, Hamza tha se gjatë vizitave të tij te Thaçi dhe Veseli nuk kanë biseduar për angazhimin e tyre të ardhshëm politik, duke theksuar se ky vendim u takon vetë atyre.

banner

“Në takimet e mija, vizitat e mija të zoti Thaçi, te zoti Veseli nuk kemi biseduar, nuk kanë shfaq qëndrime a do të jenë pjesë e politikes, pasi do të përfundohet ky proces. Është në autoritetin e tyre. Nuk e di a do të vazhdojnë të merren më me politikë, tha Hamza.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë proces po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Speciale pritet të shpallet deri në mesin e shtatorit.

Hamza ka shprehur bindjen e tij se përfundimi i këtij procesi duhet të jetë lirues për të akuzuarit, duke thënë se, sipas tij, faktet janë në favor të tyre.

“Verdikti do të duhej të ishte lirues. Të gjitha faktet flasin në këtë drejtim. Unë besoj në drejtësi…”.

Kreu i PDK-së foli edhe për procesin e brendshëm zgjedhor në partinë që drejton, duke thënë se synimi është që zgjedhjet në të gjitha strukturat të përfundojnë në kohën më të përshtatshme.

“Procesi ka filluar, ideale do të ishte brenda këtij vitit, por optimale për të pasur zgjedhje të mirëfillta në të gjitha strukturat (e PDK-se) është tre mujori i parë i vitit të ardhshëm…”, tha Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy