Juventus kthen sytë nga Vicario, portieri i Tottenham nuk udhëton me skuadër

by Nexhat

Juventus po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Guglielmo Vicarios.

Portieri italian nuk do të udhëtojë me Tottenhamin në turneun parasezonal në Australi dhe Zelandën e Re, pasi do të qëndrojë në Londër për të rikuperuar një dëmtim të lehtë të pësuar në stërvitje.

banner

Sipas mediave italiane, largimi i Vicarios nga Spurs është një mundësi konkrete dhe bardhezinjtë e kanë futur atë në listën e dëshirave për portën.

Deri më tani, objektivi kryesor i Juventusit ka qenë Emiliano Martínez, por qëndrimi i Aston Villas për të mos e lënë të largohet argjentinasin ka bërë që drejtuesit torinezë të rikthejnë vëmendjen te 29-vjeçari italian.

Plani i Juventusit është t’i propozojë Tottenhamit një huazim me të drejtë blerjeje, në mënyrë që të kufizojë shpenzimet fillestare dhe të vlerësojë më pas blerjen përfundimtare të lojtarit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy