Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një tjetër vendbanim në Ukrainë

by Nexhat

Të dielën, Rusia pretendoi se forcat e saj kanë marrë nën kontroll një tjetër vendbanim në Ukrainën juglindore.

Në një deklaratë në Telegram, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse morën kontrollin e fshatit Shevchenko në rajonin e Donetskut, shkruan Anadolu.

Shevchenko ndodhet rreth 3 kilometra (1,9 milje) në jugperëndim të Pokrovskut, të cilin Moska pretendoi se e kishte marrë nën kontroll në dhjetor.

banner

Ukraina ende nuk ka komentuar mbi pretendimet më të fundit të Rusisë, ndërsa verifikimi i pavarësuar i këtyre pretendimeve mbetet i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy