LDK vazhdon Kuvendin, rikthehen edhe ata që votuan kundër Abdixhikut

by Nexhat

Po vazhdojnë punimet në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së edhe pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të kësaj partie.

Pas pauzës aty po kthehen krejt delegatët, edhe ata që kanë votuar kundër Abdixhikut.

Vlen të përmendet që në momentin kur është kumtuar rezultati ka pasur duartrokitje, entuziazëm dhe për hair-a këtu te LDK-ja, derisa tash po kthehen krejt, edhe ata që kanë votuar pro, edhe ata që kanë votuar kundër Lumir Abdixhikut për qëndrim në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

banner

Ka qenë vetëm një pauzë që është tash kah fundi dhe do të vazhdojnë punimet e Kuvendit me disa propozime që janë bërë dhe do të merren edhe disa vendime të tjera, dhe në fund të krejt punimeve të Kuvendit,  Lumir Abdixhiku si kryetar i rikonfirmuar do të deklarohet për media.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy