“Nuk kam fjalë të këqija për askënd”, Abdixhiku flet pas “betejës” në LDK

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt pas zhvillimeve brenda partisë.

Pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se vazhdon të besojë se iniciativa për shkarkimin e tij ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë së partisë.

banner

“Unë nuk kam fjalë të këqija për askënd. Iu uroj punë të mbarë në komunat e tyre. Hakmarrje nuk kam për askënd. Vazhdoj me besu që iniciativa ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me gjithë vullnetin e anëtarësisë së LDK-së. Nuk kam pas asgjë tjetër përveç bindjeve të mia”, ka thënë Abdixhiku para mediave.

Duke iu referuar atyre që kërkonin shkarkimin e tij, ai shtoi se të gjithë duhet të vazhdojnë punën e tyre, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në shërbim të qytetarëve.

“Në këtë fazë iu uroj punë të mbarë aty ku e kanë punën, sepse edhe qytetarët kanë nevojë për punët e tyre”, është shprehur kreu i LDK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy