Zëvendëskomandanti i KFOR’it, Federico Collina, ka takuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn.
Në njoftim bëhet e ditur po ashtu që, diskutimet mes të dyve, janë përqendruar në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që ndikojnë në komunitetin lokal.
‘’ Gjeneral brigade Collina rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë’’, thuhet në njoftim.
Postimi:
Zëvendëskomandanti i misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), gjeneral brigade Federico Collina, u takua me kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, në objektin e komunës.
Diskutimet u përqendruan në situatën e përgjithshme të sigurisë dhe në çështjet që ndikojnë në komunitetin lokal. Gjeneral brigade Collina rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si institucione që reagojnë në fushën e sigurisë.

