Vizita e Listës Studentore, Ramadani: Provokim i rëndë nga Serbia, të qartësohet si hynë në Kosovë

by Nexhat

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri, ka kërkuar përgjegjësi nga ana e institucioneve për hyrjen në Kosovë të një grupi serbësh, që u tha se janë nga Lista Studentore.

Një veprim të tillë, ai e ka cilësuar si provokim të rëndë Serbisë, derisa nga institucionet e vendit është kërkuar që të qartësohet se si hynë ata në Kosovë.   

banner

“Pavarësisht nëse janë nga Lista e Studentëve, e Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit apo dreqit e të birit, politikanët e Serbisë nuk guxon të lejohet të futen në Kosovë për të nxitur e provokuar, fyer e odenduar shtetin e Kosovës.”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se është mirë që sot Komisioni Parlamentar për Siguri vendosi t’i kërkojë informatë me shkrim ministrit të Punëve të Brendshme rreth kësaj vizite.

“Si anëtar i këtij Komisioni, besoj që saktësia në këtë informim duhet të jetë e plotë! Llogaridhënia e qeverisë është e domosdoshme!”, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy