Aksident trafiku në Istog, dy persona të lënduar

by Nexhat

Një aksident trafiku mes dy veturave në Istog ka përfunduar me lëndime të lehta trupore për dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:42, Policia në Stacionin Policor në Istog është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Fehmi Agani në Istog. Dy vetura ishin të përfshira. Nga aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në QKMF në Istog për tretman mjekësor”, tha Gashi.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy