BSPK zbarkon për inspektim në KEK, punëtorët iu ankohen për kushte të këqija të punës

by Nexhat

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli i shoqëruar nga Kreu i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës, Avni Grajçevci, kanë vizituar sot Termocentralin Kosova A dhe Kosova B dhe fabrikën e pajisjeve xehetarë në Palaj.

Në komunikatë thuhet se përgjatë takimeve, punëtorët kanë ngritur shqetësime për temparetaruat e larta në vendin e punës, për ventilimin, ndriçimin e pamjaftueshëm, mungesën e higjienës, për cilësinë e mjeteve mbrojtëse, pabarazinë në kompensimeve dhe për nevojën e rishikimit të vlerës së shujtës.

banner

“U evidentuan gjithashtu mungesa e kuadrit profesional në Fabrikën e Pajisjeve Xehetare dhe problemet me transportin e punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Hykolli ka përmendur edhe investimet në remont të Kosovës B, por thotë se ato investime ndonëse të domosdoshme, ato s’përmbushin qëllimin e tyre pa përmirësimin e kushteve të punës në sektorin energjetik.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kërkon nga Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës që, në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Energjetikës së Kosovës, të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e ventilimit, të ndriçimit dhe të higjienës në vendet e punës, sigurimin e mjeteve mbrojtëse cilësore, rishikimin e vlerës së shujtës, zbatimin e barabartë të kompensimeve, plotësimin e vendeve të punës me kuadër profesional dhe zgjidhjen e problemeve të transportit të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

“BSPK do ta përcjellë nga afër zbatimin e këtyre kërkesave, në bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Energjetikës së Kosovës, duke kërkuar që secili shqetësim i ngritur nga punëtorët të marrë zgjidhjen që meriton. Punëtori nuk mund të kujtohet vetëm kur kërkohet prodhim më i madh, por duhet të respektohet çdo ditë, sepse mbi punën, dijen dhe përkushtimin e tij mbështetet siguria energjetike e Republikës së Kosovës. Prandaj, aty ku është punëtori, aty do të jetë edhe BSPK-ja, për ta dëgjuar, për ta përfaqësuar dhe për të kërkuar me këmbëngulje që puna e ndershme të shoqërohet me kushte të denja, me mbrojtje të plotë dhe me trajtim të barabartë”, përfundon komunikata.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy