Cakolli: Kosova s’mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit

by Nexhat

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me çështjen e ushtrimit të detyrës së Presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të mbetet pa kreun e shtetit, por as të vazhdojë pa afat me ushtrues detyre.

Cakolli ka vlerësuar se zgjidhja e vetme është zgjedhja e Presidentit të ri brenda afatit kushtetues, më së voni deri më 4 tetor.

banner

Sipas tij, një dështim eventual i partive politike për ta zgjedhur Presidentin nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si arsyetim për tejkalimin e kufirit kushtetues të ushtrimit të detyrës, e aq më pak për të krijuar një mandat të ri gjashtëmujor për secilin kryetar të ri të Kuvendit që do ta ushtronte këtë funksion.

“Nëse moszgjedhja e Presidentit do të mjaftonte për vazhdimin e ushtrimit të detyrës përtej gjashtë muajve, atëherë vetë afati kushtetues do ta humbiste kuptimin:.

Ai paralajmëron se një interpretim i tillë do t’u mundësonte partive politike ta bllokonin zgjedhjen e Presidentit, të ndërronin kryetarin e Kuvendit dhe, në këtë mënyrë, ta mbanin postin e Presidentit për një kohë të pacaktuar me ushtrues detyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy