Chelsea dënohet nga Federata Angleze, mbi 10 milionë funte gjobë dhe bllokim i merkatos

by Nexhat

Chelsea është gjobitur me 10 milionë funte nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave që lidhen me agjentët gjatë periudhës 2009-2022.

FA ngriti 74 akuza ndaj klubit pas vetëraportimit të bërë nga pronarët aktualë, BlueCo, të cilët morën drejtimin e Chelseat pas largimit të Roman Abramovich.

banner

Sipas mediave angleze, përveç gjobës, klubi u dënua edhe me ndalim të regjistrimit të lojtarëve për dy afate kalimtare.

Megjithatë, ky sanksion është pezulluar deri në qershor të vitit 2027, me kusht që Chelsea të mos kryejë shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe.

Fillimisht, FA kishte vendosur edhe një zbritje prej gjashtë pikësh, por ky vendim u ndryshua pas ankesës së klubit.

Federata bëri të ditur se gjoba prej 10 milionë funtesh mbetet në fuqi dhe do të investohet në futbollin bazë.

Chelsea është përballur edhe më parë me sanksione, në vitin 2023 u gjobit nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, ndërsa në vitin 2019 u ndalua të regjistronte lojtarë për dy afate kalimtare për shkelje të rregullave që lidhen me transferimin e futbollistëve nën moshën 18-vjeçare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy