Çitaku tha se duan që institucionet të formohen shpejt, Bahtiri i reagon, thotë se PDK’ja s’do zgjidhje por krizë

by Nexhat

Ditën e sotme, nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK është e interesuar që sa më parë institucionet e Kosovës të konstituohen, dhe se, zgjedhja e Presidentit i mundëson Albin Kurtit qeverisje katërvjeçare.

Ndaj kësaj ka reaguar Agim Bahtiri nga Vetëvendosja. Sipas këtij të fundit, ‘’shpjegimi i vërtetë’’ i deklaratës së Çitakut është se, PDK’ja nuk do zgjidhje porse, ata ‘’duan krizën’’.

banner

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

E dëgjova deklaraten e sotme të koleges deputete Vlora Çitaku ku nder te tjerash thotë:

1. “Jemi të interesuar sa më parë që institucionet e Kosovës të konstituohen”;

2. “Zgjedhja e Presidentit nuk është një vend pune, por i mundëson Albin Kurtit një qeverisje 4 vjeçare.”

Këto dy pjesë të deklaratës na japin këto dy nënkuptime:

1. Këta duan konstituim sa më shpejtë të kuvendit në mënyrë që të fillojë afati ligjor për zgjedhjen e Presidentit. rrjedhimisht pamundësimi i zgjedhjes së tij na dergon automatikisht në zgjedhje dhe me këtë mundohen të tregojnë se këtu nuk ka stabilitet përderisa Albin Kurti është në pushtet.

2. Këta as nuk dëshirojnë që të ulen e të bisedojnë për ta zgjedhur një President konsensual (kushdo qoftë ai), nuk iu intereson as kush propozohet. Interesi i tyre është që të bllokojnë zgjedhjen e presidentit, sepse është mundësia e tyre e vetme që mos ta lejojnë Albin Kurtin që ta qeverisë edhe 4 vjet, shtetin. Me lojëra të tilla na kanë dërguar tash e 3 herë më zgjedhje, dhe lojën e njejtë dëshirojnë ta luajnë prapë.

Ky është shpjegimi i vetëm i tërë deklaratës së saj!

Këta nuk e duan zgjidhjen, këta e duan krizen!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy