Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Ta ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin

by Nexhat

Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Ta ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë thirrje për unitet brenda partisë pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar se demokracia nuk përfundon me procesin e votimit, por vazhdon me ruajtjen e njëri-tjetrit dhe të vetë subjektit politik.

Kica-Xhelili u shpreh se demokracia është e plotë vetëm kur anëtarët jo vetëm që flasin dhe votojnë lirshëm, por edhe dinë të qëndrojnë së bashku pas vendimmarrjes.

banner

“Demokracia nuk është e plotë vetëm kur secili flet dhe voton lirshëm, por edhe kur, pas votës, dimë ta ruajmë njëri-tjetrin dhe LDK-në. Tani është koha që energjinë argumentuese, jo rrallë të drejtuar dhimbshëm përbrenda, ta kanalizojmë në betejat që na presin jashtë. Kosova ka shumëçka për të ruajtur në demokracinë e saj të brishtë. I takon LDK-së, si demokracia më e konsoliduar partiake në vend, ta marrë përsipër këtë përgjegjësi”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy