LDK pritet t’i rikthehet bisedimeve me LVV-në për formimin e institucioneve

by Nexhat

Pas rikonfirmimit si kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet t’i rikthehet negociatave me liderin e LVV-së, Albin Kurti, për konstituimin e institucioneve të reja.

Nga LDK thonë se ende nuk ka një ftesë zyrtare për takim, por pas përfundimit të proceseve partiake janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.

banner

Ndërkohë, LVV ka mohuar se ekziston ndonjë marrëveshje paraprake për ndarjen e pozitave, ndërsa PDK dhe AAK kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër një marrëveshjeje që nuk merr parasysh kërkesat e tyre.

Takimet për formimin e institucioneve, përfshirë Kuvendin, Qeverinë dhe zgjedhjen e presidentit, janë zhvilluar në fillim të afatit ligjor, ku Kurti ka takuar përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së, ndërsa AAK-ja nuk e kishte pranuar ftesën për takim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy