Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mbledhur në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar mbi përgatitjen e seancës konstituive, e cila është caktuar për 7 gusht.
Nga partitë e mëdha shkuan nënkryetarët e partive. Vlora Çitaku nga PDK, Jehona Lushaku nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK.
Në njoftimin e Kuvendit ishte lajmëruar se Haxhiu kishte ftuar liderët e partive për këtë takim.

