Real Madridi ka marrë një qëndrim të prerë në negociatat për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior, duke i bërë të qartë brazilianit se nuk do të përmirësojë ofertën financiare.
Sipas raportimit të Marca, drejtuesit e klubit madrilen i kanë komunikuar lojtarit mesazhin: “Merre ose lëre”, duke nënvizuar se oferta aktuale është përfundimtare dhe nuk do të ketë një propozim më të lartë.
Tani vendimi i takon vetë Vinicius Junior, i cili duhet të zgjedhë nëse do të pranojë kushtet e ofruara nga Real Madridi apo do të shqyrtojë opsione të tjera për të ardhmen e tij.
Situata e sulmuesit brazilian ka qenë një nga temat më tëdiskutuara të merkatos së verës, ndërsa interesimi i disa klubeve të mëdha evropiane dhe nga Lindja e Mesme ka shtuar spekulimet rreth së ardhmes së tij.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Vinicius do të vazhdojë të mbajë fanellën e Real Madridit apo do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

