Teatri i Gjilanit sjell dëshmitë e të burgosurve shqiptarë në një shfaqje dokumentare

by Nexhat

Në Teatrin e Gjilanit, në kuadër të aktiviteteve të kalendarit “Ditët e Mërgatës”, sonte nga ora 20:00 shpalosen përjetimet e Enver Dugollit dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë në burgjet serbe, gjatë një prej periudhave më të errëta të historisë së Kosovës: në vitet e fundit të pushtimit, gjatë bombardimeve dhe luftës, që nga organizimi i dhunës sistematike ndaj të burgosurve politikë shqiptarë e deri te përpjekjet për eliminimin e tyre.

Shfaqja, e ndërtuar mbi parimet e teatrit dokumentar, ndërvepron ndërmjet librit si dëshmi dhe fjalës si ngjarje skenike; ndërmjet traumës së izolimit dhe mekanizmave të represionit; ndërmjet interpretimit dhe asaj që vështirë mund të thuhet. Rezistenca shfaqet si prani e vazhdueshme, ndërsa imazhi bëhet akt skenik që përpiqet të artikulojë gjurmët e një masakre mizore.

banner

Në këtë shfaqje interpretojnë: Afrim Muçaj dhe Artan Geca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy