Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për ekzistimin e një varreze të dytë masive, duke thënë se kjo është dëshmi se drejtësia për krimet e luftës ende nuk është vënë plotësisht në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shprehu mbështetje për institucionet dhe ekipet që po punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.
Ajo theksoi se çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por plagët e luftës do të mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për krimet të dalin para drejtësisë.

