Vini Jr arrin marrëveshje me Arsenalin?

by Nexhat

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmuesi brazilian ka arritur një marrëveshje në parim me Arsenalin.

Interesimi i klubit londinez për 26-vjeçarin është përfolur prej disa kohësh, ndërsa zhvillimet e fundit kanë shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve, kjo lëvizje vjen pasi Marca bëri të ditur se Real Madridi i ka vendosur një ultimatum Viniciusit: të pranojë ofertën për rinovimin e kontratës ose të largohet nga klubi.

banner

Nëse braziliani refuzon rinovimin, drejtuesit e Real Madridit thuhet se janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje gjatë afatit kalimtar të verës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy