Çollaku: PDK e kuptoi qëllimin e Kurtit, ndaj ka vendosur të qëndrojë në opozitë 

by Nexhat

Opinionisti Bekim Çollaku tha se Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të mbetet në opozitë, pasi, sipas tij, e ka kuptuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pasur asnjëherë synim ta përfshijë PDK-në në qeverisje.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Çollaku tha se Kurti nuk ka pasur vullnet politik për një bashkëpunim me PDK-në, pasi e konsideron atë si rivalin e vetëm serioz në skenën politike.

PDK e ka kuptuar shumë mirë lojën e pistë dhe të ndyrë të zotri Kurti dhe e ka bërë të qartë qëndrimin e vet për të mbetur në opozitë në rrethanat në të cilat ndodhet Kosova. Sepse në asnjë moment jo tani po as në dy vitet e fundit domethënë që kur ka filluar kriza për konstituimin e institucionit zotri Kurti nuk ka pasur qëllim që PDK-n ta vesh me çfarëdo pushteti ekzekutiv sepse forca e vetme politike në Kosovë e cila i bën konkurrencë të denjë dhe e rrezikon marrjen e pushtetit nga zotri Kurti është Partia Demokratike e Kosovës”, tha Çollaku.

banner

Çollaku komentoi edhe raportet mes VV-së dhe LDK-së, duke thënë se të gjithë indikatorët tregojnë për një gatishmëri të LDK-së për të diskutuar një marrëveshje për postet e larta shtetërore. Megjithatë, ai vlerësoi se kjo, sipas tij, nuk buron nga dëshira e Kurtit për ta fuqizuar LDK-në, por për ta dobësuar politikisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy