Ekskluzive: Hashim Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

by Nexhat

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për tentim pengimi të drejtësisë, ta jap dritën e gjelbër për lirim me kusht të Thaçit nën 14 kushte që ka ofruar mbrojtja e tij në korrik të këtij viti.

Gosnell ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Thaçit edhe për dy muaj të tjerë, ndonëse e komenton si pozitive garancinë financiare të ofruar nga vëllai dhe dy miq të tij.

“Siguria financiare prej 50,000€ e ofruar nga familja dhe miqtë, subjekt i sekuestrimit në rast të dështimit të pjesëmarrjes në seanca, e minon edhe më një rrezik të tillë (rrezikun e arratisjes)”

banner

Për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar të arsyetojë mundësinë reale të arratisjes, Gosnell e rrëzon këtë arsyetim për vazhdimin e paraburgimit.

Megjithatë nën arsyetimin se Hashim Thaçi mund të pengojë proceset gjyqësore në zhvillim në Dhomat e Specializuara dhe mund të kryejë krime tjera të ngjashme, paraburgimi do të vazhdojë së paku deri në tetor 2026.

Thaçi është i vetmi i akuzuar në këtë rast që vazhdon të qëndrojë në Qendrën e Paraburgimit në Shevningen. Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj ishin liruar me kusht nën 14 kushte përfshirë dorëzaninë, ndërkaq Hajredin Kuqi ishte lënë të mbrohet i lirë që nga fillimi i procesit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy