Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë

by Nexhat

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve nga Malisheva dhe një patrulle policore ka përfunduar me arrestime, pasi dyshohet se ata kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë, incidenti nisi pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, të cilën të dyshuarit nuk e pranuan, ndërsa situata më pas eskaloi në pengim dhe sulm ndaj policëve.

banner

Policia ka arrestuar njërin prej vëllezërve në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri dyshohet se më pas ka shkuar në stacionin policor në Malishevë, ku ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Tre policë kanë marrë lëndime trupore dhe janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Sipas QMF-së, njëri ka pasur lëndime në parakrahun e majtë dhe qafë, tjetri në dorën e djathtë, ndërsa i treti në afërsi të syrit të djathtë dhe në shputën e këmbës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy