Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

by Nexhat

Pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për periudhën me temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) lëshon këtë apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe kujdesit të shtuar nga të gjithë qytetarët, me theks të veçantë tek fermerët dhe bujqit.

Në këto kushte klimatike, rreziku nga shpërthimi dhe përhapja e shpejtë e zjarreve në fusha dhe pyje vleresohet e lartë, me potencial në rritje të rrezikut.

banner

Përtej masava të ndërmarra me kapacitete në dispozicion, dhe koordinim me të gjitha institucionet e shtetit,

AME-ja kërkon zbatimin e rreptë të masave parandaluese, si në vijim:

Për Fermerët, Bujqit dhe Blegëtorët:

Ndalohen rreptësisht zjarrvëniet në ara pas të korrave, ndalohet rreptësisht djegia e kashtës, mbetjeve korrëse dhe vegjetacionit nëpër ara për arsye të “ashtuquajturës pastrimi për të mbjellat e radhës”.

Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë dhe zhvillimit rural, është në gatishmëri për situatë dhe po përcjellë paralajmërimin me vigjilencën e shtuar.

Kujdes me makineritë:

Kontrolloni sistemet e shkarkimit të gazrave (mbyllësit e shkëndijave) te kombajnat dhe traktorët gjatë korrje-shirjeve.

Pajisjet për shuarjen e zjarrit    fillestarë-Bombolat per fikjen e zjarrit mbani të servisuara si dhe rezervuarë me ujë të gatshëm në fushat ku jeni duke punuar.

Mbrojtja e kafshëve:

Siguroni ventilim të mjaftueshëm, hije dhe ujë të bollshëm për bagëtinë nëpër ferma.

Zbatoni orarin e punës sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik- IKSHPK:

Shmangni punët e rënda fizike në fusha të hapura, rrugë dhe ndërtimtari gjatë orëve me temperaturat më të larta, për periudhën nga ora 11:00 – deri në ora 17:00

Masat e përgjithshme për qytetarët:

Mos ndizni zjarre në hapësira gjatë qëndrimeve për piknik,  ndeja rasti në natyrë! Secila shkëndijë në kushtet aktuale të motit, mund të jetë e kobshme për zjarre të pa kontrolluara.

Kujdes me mbeturinat:

Mos hidhni bishta cigaresh të ndezur apo ambalazhe qelqi në natyrë, pasi ato mund të shkaktojnë zjarre pa dashje.

Kujdesi shëndetësor:

Kufizoni lëvizjet në diell dhe qëndroni të hidratuar.

Raportimi i menjëhershëm (Pa pagesë) kur vërehet tymi ose zjarri fillestar.

Në rast të vërejtjes së ndonjë vatre zjarri ose tymi, bëni përpjekje për shuarjen e zjarrit në mënyrë të sigurte,  njëherish lajmëroni menjëherë autoritetet në numrta 24/7 pa pagesë:

112 – Numri Unik Emergjent

192 – Policia e Kosovës

193 –Zjarrfikësit shpëtues

Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet e përkushtuar me gatishmëri të lartë, dhe rikujton se shkaktimi i qëllimshëm i zjarreve apo nga pakujdesia,  përbën vepër penale dhe do të ndiqet nga organet e zbatimit të ligjit.

Vetëdija dhe kujdesi i secilit prej nesh mbron jetën, pronën dhe pasurinë tonë kombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy