Spitali i Gjakovës: 10 të lënduar në aksidentin në Mrasor, në mesin e tyre një shtatzënë

by Nexhat

Dhjetë persona kanë pësuar lëndime nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor

Sipas njoftimit të Spitali i Përgjithshëm ” Isa Grezda “, pas ekzaminimit dhe trajtimit fillestar, dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë, pesë janë shtrirë në Repartin e Ortopedisë, një në Kirurgji dhe një paciente shtatzënë në Gjinekologji, ndërsa një pacient është liruar për trajtim në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ku bëri të ditur se njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy