Tentim vrasja në Rahovec, Prokuroria aktivizohet për identifikimin e të dyshuarit

by Nexhat

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se është iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, pasi gjatë ditës së diel, tre qytetarë u përballen me një tentim grabitjeje nga një person i maskuar, i cili dyshohet se i qëlloi ata me armë zjarri në drejtim të makinës së tyre.

Zëdhënësi i Prokurorisë së këtij qyteti, Drin Domi, tha për Klankosova se Prokurori i Shtetit ka autorizuar hetuesit policor që të ndërmerren gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbulimit dhe identifikimit të kryesit/ve, të veprës penale në fjalë dhe zbardhjes së plotë të rastit.

banner

Ndërkaq, sipas policisë, tre burra kanë njoftuar se, derisa po lëviznin me veturë, kanë hasur në një pengesë të vendosur në rrugë. Pasi kanë ndaluar dhe kanë dalë nga automjeti për ta larguar pengesën, një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë u është afruar duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar para.

Bazuar në të dhënat e policisë, viktimat kanë refuzuar kërkesën e të dyshuarit, janë rikthyer në veturë dhe kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Në ato momente, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit, duke goditur rrotën e pasme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy