Trump: Do të bëjë gjithçka për ta mbajtur Infantinon në krye të FIFA-s

by Nexhat

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me presion për të dhënë dorëheqjen, pasi propozimi i tij për shitjen e një pjese të aseteve komerciale të FIFA-s, me vlerë rreth 15 miliardë dollarë, nuk arriti të miratohej.

Sipas The Telegraph, presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Infantinon në krye të qeverisë botërore të futbollit.

Raportimet fillestare pretendonin se Infantino do të zhvillonte takime me zyrtarë të administratës amerikane, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për të siguruar mbështetje politike, por këto pretendime janë mohuar nga FIFA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

banner

Megjithatë, një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cituar nga The Telegraph, ka deklaruar se Trump e vlerëson Infantinon për rolin e tij në organizimin e Kupës së Botës 2026 në SHBA, të cilën presidenti amerikan e ka cilësuar si “Kupën e Botës më të mirë të të gjitha kohërave”.

Marrëdhënia mes Trumpit dhe Infantinos është forcuar ndër vite, që nga takimi i tyre i parë në vitin 2018, presidenti i FIFA-s ka kultivuar raporte të afërta me liderin amerikan, ndërsa gjatë shortit të Kupës së Botës 2026 i dhuroi atij një trofe të artë me emrin e tij dhe një medalje përkujtimore.

Sipas The Telegraph Sport, Federata Angleze e Futbollit (FA) po punon për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër tij, ndërsa UEFA ka nisur kontakte me federata në Afrikë dhe Azi për të siguruar mbështetje për një mocion mosbesimi.

Megjithatë, deri më tani asnjë federatë afrikane apo aziatike nuk ka kërkuar publikisht largimin e Infantinos.

Nëse iniciohet një mocion mosbesimi, rregullat e FIFA-s kërkojnë që ai të shpallet të paktën tre muaj para votimit, duke e bërë kohën një faktor kyç në zhvillimet e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy