Vdes zyrtari korrektues i Dubravës, ShKK shpreh ngushëllime

by Nexhat

Ka ndërruar jetë zyrtari korrektues i Qendrës Korrektuese të Dubravës, Bekim Sadikaj. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e të ndjerit.

Në telegramin e ngushëllimit, Drejtori i Përgjithshëm i ShKK-së, Ismail Dibrani, e ka vlerësuar Sadikajn si një zyrtar të përkushtuar, profesionist dhe me integritet, duke theksuar se ai dha një kontribut të çmuar gjatë shërbimit në institucion.

banner

“Bekim Sadikaj do të kujtohet me respekt për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë që tregoi gjatë ushtrimit të detyrës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy