Xhaka me mesazh për tifozët e Sunderlandit, Xhaka: “Ëndrra të reja, sfida të reja”

by Nexhat

Kapiteni i Sunderlandit Granit Xhaka, ka përcjellë një mesazh emocionues në rrjetet sociale në prag të fillimit të sezonit të ri.

Xhaka falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kujtimet e krijuara së bashku do të mbeten përgjithmonë.

“Ne krijuam kujtime që do të mbeten me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita dhe t’ju dëgjonim të këndonit me një zë të vetëm… Këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë.

banner

“Faleminderit që besuat tek ne. Faleminderit që qëndruat pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit.

“Tani nis një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja. E njëjta stemë. I njëjti pasion. Le ta shijojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon edhe më të paharrueshëm se ai i kaluari. Së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy