Çitaku tregon ekskluzivisht se ka qenë në prokurori për “Lule Gjelin”

by Nexhat

Rasti i “Lule Gjelit”, profilit në Facebook që kishte tmerruar opinionin për një kohë të gjatë me akuza e sulme të rënda ndaj fytyrave publike e politike, ka shkuar tashmë në Prokurori.

Vlora Çitaku nga PDK, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ka konfirmuar ekskluzivisht se ka qenë në Prokurori për këtë rast.

banner

“Unë javën e kaluar, dhe po e them për herë të parë këtu te ju publikisht, kam qenë në Prokurori dhe jam një nga, po thosha kushtimisht, palët e dëmtuara nga ana e një profili të famshëm…”, u shpreh Çitaku në emision.

Ajo tha se këtë veprim e ka bërë për të inkurajuar sa më shumë persona të cilët, sipas saj, kanë qenë cak i sulmeve çnjerëzore.

“Sepse sulmet nuk kanë qenë politike, kanë qenë çnjerëzore nga ana e profileve të shumta të rrejshme në Facebook. Po thosha të rrejshme se ato janë anonime, por të rrejshme nuk janë, se është dikush aty që i organizon, i motivon, dhe unë shpresoj që të zbardhet përfundimisht si skemë”, deklaroi Sekretarja e PDK-së, Çitaku.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të jenë të vëmendshëm në kontekst të lajmeve të rreme nga mediat sociale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy