Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Shteti ka qenë indiferent

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar qasjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se shteti ka qenë indiferent ndaj tyre.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku tha se PDK-ja, por edhe qytetarët e Kosovës, shpresojnë që 16 shtatori të jetë një moment vendimtar për drejtësinë dhe dinjitetin e vendit.

Ata nuk janë thjesht katër emra të përvetshëm atje ata përfaqësojnë një epokë, përfaqësojnë një histori dhe një lexues laik i aktakuzës e kupton shumë qartë që caku nuk janë ata personalisht sepse nuk ka asnjë akuzë të drejtpërdrejtë. Caku i tërë kësaj ndërmarrje të prokurorisë ka qenë përmbysja e roleve dhe krijimi i një balance të rrejshme artificiale mes popujve në Ballkan. Gjoja të gjithë kemi qenë të këqinj gjoja të gjithë kemi qenë agresorë, por është shumë e rëndësishme të kuptohet që kjo nuk është thjesht një betejë për të kaluarën po është edhe betejë për të ardhmen, sepse vendimi i gjykatës speciale do të ndikojë në të ardhmen tonë si shtet, një vendim negativ do të cenojë edhe vetë shtetësinë e Republikës”, u shpreh Çitaku.

banner

Ajo foli edhe për angazhimin e Serbisë dhe Rusisë në këtë proces, duke thënë se Beogradi dhe Moska kanë zhvilluar një aktivitet të madh diplomatik kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ndër të tjera, Çitaku kritikoi edhe mbështetjen financiare të ofruar nga institucionet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se ajo nuk ka mbuluar nevojat reale të procesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy