E ardhmja e Vinicius Juniorit te Real Madridi vazhdon të mbetet e paqartë, pasi negociatat për vazhdimin e kontratës nuk kanë sjellë ende marrëveshje.
Megjithatë, palët pritet ta zhvillojnë një takim vendimtar gjatë kësaj jave për ta tentuar zgjidhjen e ngërçit, njofton gazetari i “ESPN” Rodra.
Kontrata aktuale e sulmuesit brazilian skadon në verën e vitit 2027, ndërsa drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të hyjnë në sezonin e ri me një futbollist kaq të rëndësishëm që i afrohet fundit të kontratës.
Për këtë arsye, Florentino Perez dhe drejtuesit e Realit po i shtyjnë përpara bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.
Sipas raportimeve, Vinicius dëshiron ta vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”, por ekzistojnë ende mospajtime në aspektin financiar.
Kampi i lojtarit e kërkon një pagë që e vendos atë në të njëjtin nivel me yjet më të paguar të skuadrës, ndërsa Reali nuk dëshiron ta prishë strukturën e pagave.
Takimi i planifikuar pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e brazilianit.
Nëse arrihet marrëveshja, ai do ta nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me “Los Blancos”.
Në të kundërt, spekulimet për një largim të mundshëm do të vazhdojnë, me klube si Arsenali që po e monitorojnë situatën.

