Pas publikimit të njoftimit të Kuvendit, zëdhënësi i Aleancës gjen gabime: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti

by Nexhat

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar për stemën dhe hartën e Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit, duke e cilësuar atë si dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së pushtetit.

Sipas Xhemailit, në krye të institucioneve ndodhen njerëz që dikur nuk e pranonin flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës, ndërsa sot, përmes neglizhencës dhe amatorizmit, po i përdhosin simbolet shtetërore.

banner

Ai ka theksuar se e vetmja gjë për të cilën nuk gabojnë është përfitimi nga institucionet e shtetit.

“Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë”, ka shkruar Xhemaili.

Në fund, zëdhënësi i Aleancës e ka cilësuar këtë rast si “kulmin e hipokrizisë”, duke shtuar se nuk mund të respektohet një shtet vetëm kur bëhet fjalë për privilegje, ndërsa neglizhohen simbolet e tij zyrtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy