Trabzonspori ka nisur zyrtarisht negociatat për transferimin e yllit egjiptian, Mohamed Salah, në një lëvizje që mund të shndërrohet në një nga goditjet më të mëdha të këtij afati kalimtar.
Klubi turk e konfirmoi lajmin të martën në mbrëmje përmes një komunikate zyrtare të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social X.
“Kanë filluar negociatat për transferimin e Mohamed Salah në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Trabzonsporit.
Përtej këtij konfirmimi, klubi nuk dha detaje të tjera. Nuk është bërë e ditur vlera e mundshme e transferimit, kohëzgjatja e kontratës apo faza në të cilën ndodhen bisedimet mes palëve.
Vetëm pak minuta para publikimit të komunikatës, llogaria zyrtare e Trabzonsporit kishte postuar një video me tre piramidat e Egjiptit, një sinjal i qartë që aludonte për afrimin e afërt të Mohamed Salah.
Tashmë mbetet të shihet nëse negociatat do të përfundojnë me sukses dhe nëse kapiteni i kombëtares së Egjiptit do të nisë një aventurë të re në futbollin turk.

