Është ndarë nga jeta një nga figurat më të njohura në historinë e KF Vëllaznimit, Fahredin “Dush” Mati.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjakovar përmes një telegrami ngushëllimi, ku e ka vlerësuar Matin si një nga futbollistët më të respektuar që ka veshur fanellën kuqezi.
Fahredin “Dush” Mati ishte pjesë e Vëllaznimit nga viti 1955 deri në vitin 1968, duke luajtur në pozitën e qendërsulmuesit dhe duke lënë gjurmë në historinë e klubit.
Nga klubi theksojnë se edhe pas përfundimit të karrierës, ai mbeti një tifoz i përkushtuar, duke e ndjekur Vëllaznimin me të njëjtën dashuri deri në ditët e fundit të jetës.
Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për KF Vëllaznimin do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë”, thuhet në reagimin e klubit.

