Arben Gashi, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar para takimit që grupi parlamentar i kësaj partie do e zhvilloj sot.
Gashi, ka thënë se takimi do mbahet për të u informuar se çfarë është biseduar dje në takimin e kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut dhe atij të VV’së, Albin Kurti.
Gashi ka deklaruar edhe se, nuk është më rëndësi se ‘’kush kujt çka po i grabit’’, por mënyra si qeveriset vendi dhe raportet e Kosovës me partnerët.
‘’Na kanë thirr me na tregu çka kanë bisedu dje. Gjithsesi në princip unë kam qenë edhe në dy palët e zgjedhjet e kalune që nuk ka vija të kuqe më askënd dhe nuk duhet të ketë. Duhet të shohim program, të ardhmen e Kosovës. Duhet të shohim mënyrën si qeveriset vendi, si është raporti i Kosovës me partnerët, këto janë temat kryesore, nuk është më rëndësi cili individ cilin funksione ka, apo kush kujt çka po i grabit, më rëndësi është me pa se a po munum me bë një program të përbashkët qeverisës, dhe mbi bazën e këtij programi pastaj kush janë njerëzit që munen me shty përpara’’, ka thënë ai.

