Deri në 40 minuta pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë

by Nexhat

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mbrëmjen e së martës janë shënuar pritje më të gjata në disa pika kufitare, kryesisht në dalje nga Kosova.

Pika kufitare Dheu i Bardhë mbetet më e ngarkuara, ku qytetarët po presin 35 deri në 40 minuta për dalje nga Kosova, ndërsa kolona ka arritur në 350 metra.

banner

Pritje janë regjistruar edhe në Merdarë, ku për dalje pritet 15 deri në 20 minuta, me kolonë rreth 150 metra.

Ndërkohë, në Han të Elezit pritjet janë rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, me kolona deri në 100 metra në të dy drejtimet.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, me pritje prej 3 deri në 5 minuta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy