Parashikimi i motit për të enjten, temperatura deri në 36 gradë, priten edhe “rrebeshe të izoluara shiu”

by Nexhat

Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites priten zhvillime të vranësirave konvektive me karakter lokal, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por në zonat ku do të ketë zhvillime konvektive pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

banner

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C. Në zonat me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur përkohësisht rreth vlerës 20°C. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy