Rahmani: Çdo institucion dirigjohet nga Kurti, jemi në një situatë autoritarizmi

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset vendi nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për situatën aktuale politike dhe ngërçin institucional, Rahmani ka deklaruar se vendi ndodhet në një situatë që ai e cilësoi si “autoritarizëm”.

banner

“Sot jemi në një situatë autoritarizmi, ku çdo institucion drejtohet nga Albin Kurti. Ai nuk e ka asnjë mbikëqyrje”,

Sipas deputetit të PDK-së, vonesa në nisjen e takimeve nuk është e rastësishme, por pjesë e një strategjie politike të Kurtit.

Rahmani ka akuzuar Kurtin se po e përdor situatën e krijuar politike për të ruajtur ndikimin mbi institucionet dhe për të konsoliduar pushtetin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy