“Shoferi i lënduar rëndë, pasagjerja lehtë”, Policia e Gjilanit dyshon se detonimi në veturë u shkaktua nga mjeti shpërthyes

by Nexhat

Ismet Hashani, zëdhënës në policinë rajonale të Gjilanit, ka konfirmuar se sonte rreth orës 21:45 policia ka pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën ”Lufta e Gjilani 44“ në Gjilan, ka ndodhë nje detonim në një veturë.

Sipas tij, nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar që dyshohet nga një mjet shpërthyes.

banner

Hashani tha se në veturë kanë qenë dy persona, “vozitësi dhe një pasagjere”. “Me këtë rast vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë”, tha Hashani

Lidhur me rastin Hashani tha se “Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore si dhe prokurori kujdestar i shteti”.

“Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, tha Hashani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy