Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke folur për situatën politike, është deklaruar edhe për takimet mes kësaj partie dhe Vetëvendosjes, duke thënë se ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar.
Zemaj, ka thënë kryetari i Kuvendit i takon shumicës si me kushtetutë ashtu edhe me përfaqësim parlamentar.
‘’Ndarja e pushteteve duhet të jetë e balancuar nëse dëshirohet që të ketë partneritet funksional në interes të Kosovës. Nëse ka qëllime personale, dhe ambicie personale mbajtjes së pozitave shtetërore duke i shërbyer një partie politike, atëherë, LDK nuk sheh ndonjë mundësi tjetër që të kontribuojë përveç votës demokratike që e ka në Kuvend. Tash kjo tema që është hudhë nga VV’ja në emër të pozitave, pozitat janë kredibile ato që sigurojnë partneritet, kryetari i kuvendit i takon shumicës edhe me kushtetutë edhe si përfaqësim parlamentar, ndërsa pjesët tjera që lidhen me ekzekutivin edhe me sigurinë e kontrollit të pushtetit siç është roli i presidentit, është mbi nivelin partiak të përfaqësimit politik që i takon një subjekti politik pozita e kryetarit të parlamentit’’, ka thënë ai para takimit që e zhvilloi grupi parlamentar i LDK’së.

