Bajraktari: Po shkohet në limitet e afatit për konstituimin e Kuvendit

by Nexhat

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se tentativa për ta sfiduar rendin kushtetues është e dukshme dhe, sipas tij, për fat të keq, po vazhdon të instrumentalizohet si mjet veprimi politik.

Duke komentuar zhvillimet e sotme, ku u ndërpre seanca konstituive e Kuvendit, Bajraktari tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se u pa një përpjekje për të shkuar deri në limitet e fundit të afateve të përcaktuara me Kushtetutë dhe nga interpretimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

banner

Ai kujtoi se deputetët kanë detyrim kushtetues ta konstituojnë Kuvendin, ndërsa afati për përmbushjen e këtij obligimi përfundon nesër në mesnatë.

“Njëra prej të metave të interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese është fakti se nuk është përcaktuar qartë se cila është pasoja që duhet të ketë për deputetët të cilët dështojnë ta përmbushin këtë detyrim brenda afatit të paraparë”, u shpreh Bajraktari

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy